Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, tash anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti përmes një postimi në Facebook tha se nënshkrimi i Serbisë plan për konsultime me Rusinë në OKB rreth Kosovës, është plan kundër Kosovës.
“Serbia nënshkruan plan për konsultime me Rusinë në OKB rreth Kosovës. Më saktë, siç ka qenë dhe siç pritet, kundër Kosovës. Prijësja e nismës Ballkani i Hapur, Serbia, kundër Kosovës’, shkruan Hamiti.
Prandaj, siç shkruan ai, natyrisht, Kosova s’e ka vendin në Ballkanin e Hapur, që me Serbinë është e hapur jo ndaj BE-së, por ndaj Rusisë.
“Serbia është me Rusinë, jo me BE-në. Kosova do të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së”, ka shkruar Hamiti.