Kombëtarja e Italisë ka arritur ta ndalë atë të Hungarisë, pasi që e mposhti në shtëpi me rezultat 0:2, kështu duke u kualifikuar mes katër ekipeve më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Kjo fitore e italianëve ishte vendimtare, pasi që vetëm këto tre pikë ia siguruan vendin e parë që deri para kësaj ndeshje mbahej pikërisht nga hungarezët.
Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të, kur pas një gabimi katastrofal në mbrojtjen e hungarezëve, Giaccomo Raspadori kaloi në epërsi Italinë.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimle të mysafirëve, derisa në fillim të së dytës ata shënun edhe njëherë tjetër.
Ishte futbollisti i Inter-it, Federico Dimarco, që shënoi golin e sigurisë për italianët pas një asistimi shumë të mirë nga ana e Bryan Cristante-s.
Në vazhdim, dyja skuadrat patën raste të mira për të shënuar, por rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Anglisë dhe Gjermanisë solli spektakël, por jo fitues, e cil përfundoi me rezultat 3:3.
Të gjithë golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë.
Gjermanët kaluan në avantazh të dyfishtë falë penalltisë së Ilkay Gundogan dhe eurogolit të Kai Havertz, me Harry Maguire që kreu gafa në dy rastet.
Megjithatë, vendasit u zgjuan dhe përmbysën gjithçka falë golave të Luke Shaë, Mason Mount dhe Harry Kane nga penalltia.
Por një gafë e portierit anglez, Pope, i dhuroi golin e dytë Havertz dhe barazimin skuadrës së Hansi Flick.
Anglia e mbylli në vend të fundit, duke zbritur në Ligën B, ndërs Gjermania është një vend më lartë dhe do të jetë edhe në sezonin e ardhshëm në Ligën A.