Dhuna në familjet kosovare nuk po ka të ndalur. Gratë po del të jenë viktimat më të shpeshta, të cilat po përjetojnë dhunë të vazhdueshme nga bashkëshortët, të cilët jo gjithmonë denoncohen, për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Agron Rama” në Obiliq.
Sinjali mëson se këtë herë rasti është raportuar përmes telefonit nga një grua, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete dy ditë më parë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se ende nuk është i njohur motivi i këtij konflikti familjar, por ajo që dihet është se viktima është mjaft e shqetësuar për shkak të dhunës që ka përjetuar.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në stacion policor, ku dhënë deklaratë para hetuesve policorë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “dhunë në familje”.