Ky është ndoshta një nga ndryshimet më drastike që mund të keni parë ndonjëherë. Yudi Pineda, 31 vjeç, ka vendosur të ndërrojë tërësisht stilin e jetesës duke u larguar nga “shtëpia e Zotit” për të marrë pjesë në industrinë e pornografisë dhe shpërndarjes së përmbajtjes ekskluzive në OnlyFans.
Në fakt, Pineda e ka filluar aktivitetin e saj fetar në një moshë shumë të re, por u tundua nga djalli (platforma si OnlyFans) për të ndjekur një rrugë tjetër.
Në moshën 10-vjeçare, ajo vendosi që donte të bashkohej me manastirin dhe kaloi tetë vjet duke praktikuar aktivitete fetare. Në një intervistë për gazetaren Amaranta Hank, Pineda tha:
“U dashurova me zërat e murgeshave që më mësuan dhe vendosa të bashkohesha me to, doja të bëhesha si ato sepse më dukeshin shumë të pastra”.
Sidoqoftë, bëmat e saj të fundit filluan pasi një mik i Yudit e tundoi atë në botën e përmbajtjeve erotike. Përfitimet e punës së saj të re ishin shumë të mira për t’u refuzuar, mbi të gjitha paratë dhe fama.
Ajo tani ka bërë emër në industri, pasi ka postuar foto dhe video nudo si në OnlyFans ashtu edhe në disa faqe pornografike.
Pavarësisht këtij ndryshimi rrënjësor, Yudi zbuloi se Zoti ende luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e saj.
“Zoti është gjithmonë me mua”, thotë ajo.
Në biografinë e saj në OnlyFans shkruhet “ish-murgeshë dhe aktore pornografike kolumbiane”. Kush do e mendonte që këto dy grupe fjalësh do i lexonim kaq pranë njëra-tjetrës?