Televizioni shtetëror iranian raportoi se ish presidenti, Mahmoud do të jetë përsëri një ndër kandidatët në zgjedhjet për këtë pozicion.
Ahmadinexhad erdhi në qendrën e regjistrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shoqëruar nga mbështetësit dhe plotësoi formularët për zgjedhjet presidenciale të qershorit, transmeton Gazeta “Enigma”.
Gjatë viteve të mëparshme, ai u përpoq të zbuste imazhin e një personi të ashpër më shumë drejt qendrës politike dhe kritikoi lëvizjet e qeverisë, raporton reuters.
Ahmadinexhad, i cili mohon Holokaustin, u ndalua më parë nga Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei të kandidonte përsëri për president në vitin 2017, por ai paraqiti një kërkesë. Këshilli i rojes më pas e skualifikoi atë.
Khamenei tani thotë se nuk do të kundërshtojë emërimin e asnjë kandidati, por këshilli zgjedhor ende mund të bllokojë kandidaturën e Ahmadinexhadit.
Fushata dhe zgjedhjet po zhvillohen në një kohë të tensioneve të rritura midis Iranit dhe Perëndimit mbi një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.