Kiks Kosova sjellë rrëfimin e prindit të njërës nga vajzat e zhdukura që nga data 23 shtator.
Familja ka kërkuar ndihmën e emisionit Kiks Kosova që të bëjë thirrje për gjetjen e vajzave të tyre, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Pejës.
Salih Berisha, babai i njërës nga vajzat e zhdukura, deklaroi për Kiksin që herën e fundit kur ato ishin parë nga familjarët ishte 23 shtatori, ditën kur ato ishin duke shkuar në Universitetin “Haxhi Zeka”, ku vijonin studimet.
Sipas tij, nuk kanë asnjë të dyshuar që mund të kishte kontakt me vajzën e saj.
Ai ka lajmëruar rastin në policinë e Pejës dhe, sipas këtyre të fundit, hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk kanë asnjë informatë deri më tani për vendndodhjen e tyre.
Kështu deklaroi në një lidhje telefonike Veton Elshani, zëvendëskomandant i stacionit policor në Pejë.
Prindi, për fund, pati një mesazh për qytetarët, të cilët mund ta shohin vajzën e tyre, të lajmërojnë në stacionin më të afërt të policisë, sepse ai ka nevojë për ndihmën e tyre në këtë situatë.