Si pasojë e një aksidenti në Zveçan mes një veture dhe një kamioni, një zyrtar policor ka vdekur.
Lidhur me rastin është arrestuar shoferi i kamionit i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës mashkull kosovar (zyrtar policor) ka vdekur. Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.