Një grua dyshohet se është dhunuar nga pesë persona për gjashtë ditë me radhë që nga 30 prilli deri më 5 maj të këtij viti, në njërën nga shtëpitë e braktisura në kryeqytet.
Veç kësaj ajo edhe u detyrua të përdorë substanca narkotike, njofton Klan Kosova.
I dyshuari kryesor që me 30 prill e thirri për ta takuar e më pas dhunshëm e dërgoi në hapësirat e shkreta të një ish ushqimoreje në Prishtinë, ishte denoncuar më herët në polici nga i dashuri i viktimës pasi e kishte kanosur atë.
Për këtë rast në favor të të dashurit në polici dëshmoi edhe viktima, por burri që u përball me këtë vepër si duket zgjodhi një mënyrë të ligë për t’u hakmarrë.
Që nga 5 maji kur 5 të dyshuarit ndalojnë së dhunuari dhe helmuari me narkotik viktimën, policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione se dikush nga ta është arrestuar.
Njëjtë kanë vepruar edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sipas së cilëve rasti është në hetim e për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të japin më tepër detaje.
Viktima dhe të dyshuarit janë të kombësisë shqiptare.