“Dritash me zemër je”, inati mes Munishit dhe “Intelektualëve” vazhdon edhe në rrjetet sociale

“Dritash me zemër je”, inati mes Munishit dhe “Intelektualëve” vazhdon edhe në rrjetet sociale

Skuadra e Prishtinës barazoi dje ndaj Dritës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin 0:0.

Në fushë nuk kishte shumë lojë të bukur, kurse në tribuna kishte spektakël nga Plisat dhe Intelektualët.

Tifozët e Dritës, “Intelektualët” nuk kanë raporte të mira me Munishin, me të cilin ndër vite kanë një “rivalitet” në Superligën e Kosovës, e që kjo u shtua kur trajneri mori drejtimin e Gjilanit, pasi në të kaluarën ishte edhe tek Drita.

Pas ndeshjes, në Facebookun e Munishit vërshuan disa tifozë të Dritës, të cilët kishin disa komente për trajnerin e njohur kosovar.

“Dritash me zemër je”, ishte një prej tyre, por komenti i trajnerit ishte i menjëhershëm dhe ironizues: “U rritsh bacit”.

Related Articles