Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky, është duke qëndruar në Kosovë.
Ministri çek ka nisur vitizën e tij zyrtare në Kosovë tek zyrat e BE-së në Prishtinë, ku si fillim takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Diskutuam për integrimin e Kosovës në BE dhe zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Lipavsky.
Pas kësaj, ministri çek ka takuar zv/kryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
Me këtë rast ai theksoi se kanë diskutuar për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, si dhe për zhvillimet e dialogut.
“E sigurova Besnik Bislimin se Ballkani Perëndimor dhe integrimi i rajonit është një prioritet për Republikën Çeke”,tha ai.
Ndryshe ministri çek pak më parë ka takuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani ndërsa më pas pritet që të zhvillojë një takim zyrtar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.