Në Podgoricë janë arrestuar më shumë persona, shtetas malazezë nën dyshimin se po punonin për shërbimin e inteligjencës ruse.
Aksionin e ka udhëhequr nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB, kurse arrestimet janë kryer me urdhër të zyrës së Kryeprokurorit, raporton Vijesti.
Sipas një burimi të këtij mediumi, njëri prej të arrestuarve bazuar në të dhënat e ANB-së, prej dekadash ka punuar për Shërbimin Sekret rus dhe është pjesë e një grupi të madh, për të cilët ka informacione të detajuara ANB.
Bëhet fjalë për nëpunësin e administratës, kurse i njëjti burim thekson se aksioni i sotëm është fillimi i operacionit për zbulimin e bashkëpunëtorëve të agjencive të huaja të inteligjencës.
Ndonësë, nga ANB nuk janë deklaruar lidhur me arrestime, Vijesti raporton se ky aksion është pjesë e një aksioni ndërkombëtar dhe se në mesin e të arrestuarve janë edhe disa shtetas të Rusisë.