Florent Salihu nga e hëna do të fillojë rrugëtimin si gjimnazit bashkë me moshatarët e tij në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
Këtë për Klankosova.tv e tha drejtori i Arsimit në komunën e Fushë Kosovës, Samir Shahini, i cili tha se e gjithë çështja e mosvijimit të mësimit ka qenë teknike nga ana e drejtorit, Amir Pllana.
“E gjithë çështja ka qenë teknike pasi drejtori është thirrë në çështje teknike. Mirëpo, Florenti nis mësimin të hënën”.
“Ka pasur keqkuptime nga ana e drejtorit, por edhe Florenti ka aplikuar pas mbylljes së afatit për regjistrim të nxënësve të rinj kur edhe është mbushur numri. Nga nëna e tij më është thënë se drejtori, Amir Pllana, i ka thënë se rasti i Florentit si person me nevoja të veçanta është i pari në këtë shkollë dhe se nuk e di se si do të pritet nga mësimdhënësit dhe nxënësit, se mungon infrastruktura dhe i njëjti i ka propozuar që ta dërgojnë në shkollë speciale”, tha Shahini.
Por, Shahini ka kontakuar vetë Pllanën, i cili i ka bërë me dije se propozimin për dërgimin në shkollë speciale e ka bërë me dashamirësi.
Tutje, ai thotë se për shkak të rastit të Florenitit si komunë kanë ndërhyrë pasi regjistrimi i nxënësve është çështje e shkollës.
“Ne kemi ndërhyrë për shkak se ka qenë rast i veçantë sepse regjistrimin e nxënësve e bën shkolla. Por, infrastruktura për qasjen e Florentit në mësim ekziston dhe nga drejtori më është thënë se ai do të nisë mësimin të hënën”, tha Shahini.
Edhe pse mësimin do e nisë të hënën, Florenti sot i është bashkuar shokëve e shoqeve të klasës.
Vendimi për fillimin e mësimit nga Florenti vjen një ditë pas raportimit të Kiks Kosova për parregullsitë e pranimit dhe nisjes së mësimit.
Vendimi për fillimin e mësimit nga Florenti në këtë shkollë vjen një ditë pas raportimit të Kiks Kosova për parregullsitë e pranimit dhe nisjes së mësimit.