Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ndjehet i kënaqur për diskutimet që ka pasur me ministrin e Jashtëm cek Lipavskky rreth marrëdhnëieve ndërmejt dy shteteve, dhe mundësive të reja të bashklpunimit.
“Isha i kënaqur që diskutova marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Çekisë me ministrin e Jashtëm çek Lipavsky dhe fusha të reja bashkëpunimi”, ka shkruar Kurti.
Sipas Kurtit ata kanë biseduar për presidencën çeke të BE-së, bashkëpunimin ekonomik dhe shtrirjen përbashkët në politikën e jashtme në mes të Kosvës dhe Cekisë.
Gjithashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, ka pasur takim ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jan Lipavsky, me të cilin ka diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Osmani ka falënderuar ministrin Lipavsky për angazhimin konstruktiv të Çekisë për t’i dhënë fund këtij procesi përgjatë Presidencës çeke.