Nënkryetarja e PDK-së: Kurti u ka shpalluar luftë bizneseve, atyre që e mbajnë gjallë

Nënkryetarja e PDK-së: Kurti u ka shpalluar luftë bizneseve, atyre që e mbajnë gjallë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti u ka shpalluar luftë bizneseve.

Ajo është shprehur Kurti i ka 700 milionë euro të deponuara në bankë.

“Kryeministri u ka shpalluar luftë bizneseve, bizneset janë ato që e mbajnë gjallë, janë tatimpaguesit më të mëdhenj të këtij vendi. Unë e di që kompanitë dhe koorporatat e mëdha nuk preken drejtpërdrejt nga vendimet arbitrare të kryeministrit gjatë këtyre muajve, por 700 milionë euro, kryeministri i mbanë të deponuara në bankë. Nuk po flas këtu për inflacionin dhe devalvimin e parasë dhe nuk i lëshon sepse ai nuk do që në këtë vend të gjenerohen punë”, tha ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se Kurti ose jeton në një univers paralel, ose siç u shpreh ajo, njerëzit që e rrethojnë s’po ia thonë të vërtetën.

“Kryeministri ose jeton në një univers paralel ose ata që i flasin nuk ia thonë të vërtetën, unë nuk po kam shpjegim, mirëpo qytetari i Kosovës sot jeton më keq se që ka jetuar vitin e kaluar, se që ka jetuar para dy vitesh”.

Related Articles