Deputeti i LDK-së: Ministria e Financave i ka akumuluar gati 1 miliard euro e po kërkon kredi, ku është logjika?

Deputeti i LDK-së: Ministria e Financave i ka akumuluar gati 1 miliard euro e po kërkon kredi, ku është logjika?
Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria Kurti, më konkretisht ministri i Financave, Hekuran Murati, arriti marrëveshje me Bankën Botërore që t’i marrë kredi 47 milionë euro, mjete financiare këto të destinuara për reformën e skemave sociale.

Mirëpo, sistemi i skemës sociale duket se nuk do ta gjejë reformimin që po e kërkon Qeveria, pasi që opozita po e bllokon atë në Kuvend. Kjo, nën pretendimin se marrja e kredisë për reformim të skemave sociale është një akt i paprecedent.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ministria e Financave i ka akumuluar në llogari bankare gati 1 miliard euro, e po kërkon të marrë kredi nga Banka Botërore për pagesa sociale. Ku është logjika?”, ka shkruar Mustafa. 

Postimi i plotë:

Related Articles