Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se e kishte ngacmuar me fjalë të natyrës seksuale një grua, gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.