Zvicër: 46-vjeçari nga Kosova akuzohet për zjarrvënie në një ndërtesë banimi

Zvicër: 46-vjeçari nga Kosova akuzohet për zjarrvënie në një ndërtesë banimi

Prokurori publik i Solothurnit ka ngritur akuzë në lidhje me një zjarr që kishte shpërthyer në një ndërtesë apartamentesh në Balsthal në korrik të vitit 2019, shkruan soaktuell.ch.

Një kosovar 46-vjeçar duhet të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut Thal-Gau për zjarrvënie të kualifikuar dhe tentimvrasje të shumëfishtë.

Zjarri në ndërtesën e përmendur kishte shpërthyer më 21 korrik të vitit 2019, transmeton albinfo.ch. Disa prej banorëve u ishte dashur të evakuoheshin dhe të dërgoheshin në një spital me dyshim të helmimit nga thithja e tymit.

Në atë kohë, hetimet e para të bëra nga specialistët e policisë në kantonin e Solothurnit kishin zbuluar se shpërthimi kishte ndodhur si rezultat i zjarrvënies së qëllimtë.

Tani, zyra e prokurorit publik ka ngritur akuzë kundër një kosovari, tani 46 vjeç, përcjell albinfo.ch. Konkretisht, zyra e prokurorit publik e akuzon atë për zjarrvënie të qëllimshme në pronës në Balsthal natën e 21 korrikut të vitit 2019.

Në këtë mënyrë ai akuzohet edhe për “pranim të paskrupullt të vdekjes së banorëve”, bazuar në mënyrën specifike në të cilën ishte vënë zjarri.

I akuzuari tani është në paraburgim. Data e seancës kryesore në gjykatën e rrethit Thal-Gäu nuk është caktuar ende.

Related Articles