Klubi Futbollistik “Ballkani” ka shënuar fitore në kryendeshjen e kësaj jave duke e mposhtur Gjilanin.
Kampionët në fuqi fituan 2:0 ndaj Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani.
“Pjesën e parë Ballkani kishin iniciativën por ne patëm dy raste të mira. Përgatitëm mirë ekipin ndaj një super skuadre si Ballkani. Në momentin më të keq pranuam golin e parë. Nuk mund të përshkruajë atmosferën e ekipit gjatë pushimit. Rrezikuam më tepër, nuk arritëm të shënojmë. Është meritë e Ballkanit. Gjithsesi në bazë të angazhimit dhe situatës jam i kënaqur me ekipin. Është humbja e tretë radhazi. Kjo është situata momentale”, tha Ramadani për ArtSport.
“Në fillim ishim të kënaqur. Por me atë që po përballemi ne, jemi duke e dhënë maksimumin nga ekipi dhe mundohemi të nxjerrim më të mirë nga futbollistët. Nuk duhet të jemi të kënaqur por është një periudhë e vështirë”, shtoi ai.
Ballkani ngritet në kuotën e 18 pikëve në vendin e dytë, kurse Gjilani ka 14 pikë në pozitën e tretë.
/Gazeta Enigma/