Aktori i njohur shqiptar, Naser Rafuna, si rrallëherë ka bërë një postim në rrjete sociale dedikuar aktorit, profesorit dhe regjisorit të madh, Enver Petrovci.
Ky i fundit sipas aktorit të “Çka ka shpija” është shkaktari që e ka motivuar dhe ia ka ngritur ambicien e dashurinë për profesionin që ka.
I njëjti thotë se ka shkruar libër për sistemin e tij që aktrimit, por që nuk do ta botojë derisa të jetë në mesin tonë.
Shkrimi i plotë i Rafunës (pa ndërhyrje):
“Ky e njihni është profesori im Enver Petrovci. Ky është shkaktari që më ka motivu edhe personalisht ma ka ngrit ambicjen dhe dashurinë për profesionin që kam.
Kam qenë asistent i tij , kam shkruar libër për sistemin e tij të aktrimit ( qysh para 10 vitesh ) e që nuk do t’a botoj sa është në mesin tonë, kjo sepse ne veq dijmë t’i çmojmë njerëzit kur nuk janë të pranishëm, atëherë shpresoj që do ta kuptoni cka dmth Mjeshtëria , Dashuria dhe Artistikja e këtij profesionit.
Reklama
Sot e rilexova…përfundimisht ky njeri të mahnit. Pas prindërve, mësuesit i kemi gjithmonë borxh që nuk kthehet”.