Mushkolaj për grevën e SBASHK-ut: Nxënësit janë humbësit më të mëdhenj, një muaj i çuar kot për shkak të arrogancës dhe inateve

Mushkolaj për grevën e SBASHK-ut: Nxënësit janë humbësit më të mëdhenj, një muaj i çuar kot për shkak të arrogancës dhe inateve

Sot më 3 tetor ka filluar mësimi në të gjitha shkollat në Kosovë, pas suspsendimit të grevës për më shumë se një muaj nga SBASHK-u.



Greva pesë javore nga SBASHK-u është përcjellë me Kritika e mbështetje nga njerëz të politikës e sferave të ndryshme.

Analisti politik, Ymer Mushkolaj ka reaguar për fillimin e procesit mësimor. Ai ka shkruar se nxënësit janë humbësit më të mëdhenjë në këtë aspekt.

Sipas Mushkolajt greva për më shumë se pesë javë është një muaj i çuar kot për shkak të arrogancës e inateve duke iu referuar SBASHK-ut dhe Qeverisë Kurtit, raporton Gazeta Enigma.

“Sindikata pezulloi grevën në arsim pa iu plotësuar asnjë kërkesë. Asnjë. Nxënësit mbetën jashtë shkollave më shumë se një muaj. Ata janë humbësit më të mëdhenj. Një muaj i çuar kot, për shkak të arrogancës dhe inateve”, ka shkruar Mushkolaj, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles