Osmani mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

Osmani mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari me të cilin ka diskutuar për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlerësimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it.

Komandanti Kajari falënderoi presidenten Osmani për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes.

Related Articles