Ndërpritet vaksinimi për shkak të Festës së Fitër Bajramit, rifillon nga kjo e premte

Ndërpritet vaksinimi për shkak të Festës së Fitër Bajramit, rifillon nga kjo e premte

Gjatë ditës së sotme nuk do të ketë vaksinim kundër COVID-19. Arsye për këtë është festa e Fitër Bajramit.

Në njoftimin e dërguar nga MSH’ja për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën 1 Tetori, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.

Related Articles