Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili thotë se Qeveria në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagën mësimdhënësve.
Kica-Xhelili në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Qeveria është e shkëputur nga marrëdhënia kontraktuale e komunës dhe mësimdhënësit.
“Qeveria në asnjë variant nuk ka të drejtë. Qeveria është e shkëputur nga marrëdhënia kontraktuale e komunës dhe mësimdhënësit.
Në fakt që listat që dorëzohen nga komunat në përgjithësi janë lista të përditësuar në vazghdimësi, kemi asi që dalin në pension, ke të tillë që marrin pushim, dhe në përputhje me listën që dorëzohen nga komunat si mësimdhënës si kontraktues si punëdhënës i mësimdhënësve, pastaj Qeveria obligohet që t’i ekzekutojë të hollat nga thesari.
Ato të holla janë të destinuara për mësimdhënësit. Prandaj është komuna ajo që mund të bëjë një vlerësim të tillë, nëse komuna si punëdhënëse vlerëson se ka legjitimitet që mësimdhënësi ta marrë pagën, këtu qeveria nuk ka fjalë më”, tha deputetja e LDK’së.