Pas një muaji grevë nxënësit u kthyen në bankat shkollore për të nisur mësimin.
Mësimin e filluan edhe nxënësit e klasave të para që për herë të parë u ulën në bankat shkollore.
Ata u pritën ngrohtësisht në shkollën fillore “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës, nga mësuesja e kësaj shkolle, Floriana Avdiu.
“Mirë se erdhët” ishte mbishkrimi i vendosur në tabelën e klasës i shoqëruar me balona dekoruese e çokollata të përgatitura enkas për nxënësit.
Kujtojmë se mësimdhënësit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.