Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar masat ligjore përmes së cilave pretendohet aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës.
Aneksimet e pretenduara të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Udhëheqësit anembanë botës kanë thënë se ato janë rezultat i referendumeve “të falsifikuara” të mbajtura nën kërcënimin e armëve dhe nuk do të njihen kurrë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, masa është një hap i rëndësishëm në përpjekjen e palëkundur të Rusisë për të marrë kontrollin e Ukrainës, me Putinin që pretendon se vullneti i ukrainasve të pushtuar është t’i përkasin Rusisë – duke ofruar një pretekst të rremë për përpjekjet e tij për të pretenduar territoret e pushtuara si të Moskës.
Zyrtarët perëndimorë kanë sugjeruar më parë se Putini, ka të ngjarë të kërkojë të riformulojë kundërsulmin e Ukrainës, në të katër rajonet dhe çdo tjetër, si një sulm ndaj sovranitetit të Rusisë.
Megjithatë, Rusia, nuk i kontrollon plotësisht rajonet që pretendon se i ka aneksuar dhe Moska po humb çdo ditë territor ndaj ushtrisë ukrainase në jug dhe në lindje të vendit. Në disa zona, si Kherson, këto humbje po vijnë me një ritëm të shpejtë.