“NATO është me Kievin – Ukraina ka bërë përparim mbresëlënës”

“NATO është me Kievin – Ukraina ka bërë përparim mbresëlënës”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi guximin e popullit dhe ushtrisë ukrainase për progresin mbresëlënës në rimarrjen e territorit nga agresori rus.

Deklaratën e bëri pas telefonatës me presidentin Volodymyr Zelenskyt.

“Rusia duhet të ndalojë luftën që ka nisur. NATO do të mbështesë dhe shtojë suportin për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shkruan kreu i organizatës ushtarake në një njoftim.

Megjithatë Stoltenberg nuk bëri asnjë koment lidhur me aplikimin e Ukrainës për anëtarësim urgjent në NATO.

Related Articles