Është arrestuar një femër pasi e njëjta ka penguar një person zyrtar në kryerjen e detyrës.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë, ku thuhet se me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti vazhdon më procedurë të rregulltë.
Rasti ka ndodhur në QKUK, në Prishtinë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte kryer veprën e lart-cekur. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.