Meksikë: Vritet kryetari i qyteatit dhe 17 persona të tjerë

Meksikë: Vritet kryetari i qyteatit dhe 17 persona të tjerë

Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetarin e një qyteti të vogël në perëndim të Meksikës dhe të paktën 17 persona të tjerë, thonë zyrtarët.

Policia thotë se persona të armatosur sulmuan bashkinë e San Miguel Totolapan në orën 14:00 (19:00 GMT) të mërkurën. Fotografitë në internet e tregojnë atë të mbushur me vrima plumbash.

Partia e majtë PRD e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda dënoi vrasjen e tij “frikacake” dhe kërkoi drejtësi

Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u vranë gjithashtu në masakër, me imazhe grafike të trupave të gjakosur të shtrirë në tokë që qarkullojnë në mediat sociale.

Babai i Mendoza Almeda-s, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra gjithashtu – në shtëpinë e tij – përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

Një autostradë në shtetin e Guerrero, ku shtrihet San Miguel Totolapan, thuhet se u bllokua për pak kohë nga automjete të mëdha për të parandaluar hyrjen e forcave të sigurisë në qytet.

Edhe sipas standardeve të dhunshme të shtetit Guerrero, ky ishte një sulm tronditës, raporton korrespondenti i BBC-së në Meksikë, Will Grant.

San Miguel Totolapan shtrihet në zemër të një rajoni të njohur si Tierra Caliente, një pjesë e dhunshme e Meksikës perëndimore të kontrolluar nga karteli i drogës.

Related Articles