Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq tha se vendimi i institucioneve të Kosovës për targat është i paligjshëm dhe sipas tij në kundërshtim me marrëveshjet për lirinë e lëvizjes.
Ai tha se kushdo që e përkrah këtë vendim, siç u shpreh ai e kërcënon drejtpërdrejt procesin e dialogut.
Ky reagim i Petkoviqit erdhi pas deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde se marrëveshja për targat duhet respektuar.
“Nëse përfaqësuesi gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, do t’i kishte lexuar marrëveshjet e mëparshme, ai do ta kishte parë lehtësisht se problemi me lirinë e lëvizjes nuk ekzistonte derisa ishin në fuqi tabelat KS neutrale ndaj statusit”, tha Petkoviq.
Ai tha se Rohde duhet të respektojë vullnetin e popullit serb që jeton në veri të Kosovës, shkruan Kosovo Online.
“Një gjë duhet të mësojë zoti Rohde, e ajo është respektimi i vullnetit të popullit serb që jeton në veri të Kosovës dhe që e kanë thënë qartë se çfarë mendojnë për riregjistrimin e Kurtit”, u shpreh tutje Petkoviq.