Opozita lëshon mbledhjen e Kryesisë

Opozita lëshon mbledhjen e Kryesisë
Partitë opozitare kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky veprim është arrogant.

“Sot si grupe parlamentare opozitare të kryesisë, në shenjë revolte kemi lëshuar mbledhjen e kryesisë, për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Ky është një vendim arrogant, i cili cënon të drejtën e 25 mijë mësimdhënësve. Në fillim të mbledhjes thamë se nuk do të marrim pjesë. Do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Enis Spahiu. Në këtë moment është vetëm duke u dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”, ka thënë ai.

Shefi i GP-së, Arben Gashi theksoi se qeveria në mënyrë arbitrare nuk po realizon këto pagesa për 25 mijë mësimdhënësit.

“Ministria e Arsimit dhe qeveria po pamundësojnë marrjen e pagave dhe po vështirësojnë jetën e mësimdhënësve. Qeveria nuk ka vendim për mos pagesë, duhet të nxjerret vendim. Mos pagesa të cilën po e bën qeveria e Kosovës është veprim arbitrar. Seanca është nesër, dhe pikë e rendit të ditës është interpelanca, ne do të jemi aty”, ka shtuar ai.

Shefja e shumicës parlamentare, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka pësuar një lëndim fizik.

“Kryetari e ka pasur një lëndim fizik mbrëmë. Me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë ajo.

Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, meqë partitë opozitare lëshuan mbledhjen në shenjë revolte, ajo tha se

“Jemi duke përcjell situatën me rrethanat e krijuara nga greva, i bëjmë thirrje SBAShK-ut dhe mësimdhënësve që të jenë në një vijë me kompensimin e orëve. Të vendosësh apo ngarkosh ata më të lëndueshmit me një çështje që tashmë është bërë tepër e rëndë për shoqërinë, është një situatë e papranueshme, tha ajo.

Related Articles