Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë nuk duhet të jetë përjashtim por rregull.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dështimi në politikë është i dështuar nëse nuk ke të kaluar e ambicie politike, derisa ka thënë se ka shumë shefa dikasteresh në qeverinë Kurti që janë njësoj si ministri i dorëhequr.
Ai ka thënë se VV-ja të tillë që janë aksidentalisht në politikë ka shumë dhe në jetën parlamentare.
Kryeziu ka thënë se Kurti e ka momentin më të mirë që ta formatojë qeverinë dhe të krijojë stabilitet institucional dhe t’i japë tjetër dinamikë e vlerë qeverisjes, në të kundërtën, sukseset e këtyre ministrave dhe qeverisë do të kenë rrezik të shkruhen në dy rreshta.
Postimi i tij i plotë:
Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë nuk duhet të jetë përjashtim por rregull.
Pa një të kaluar politike dhe pa ambicie politike për të ardhmen, dështimi është i destinuar të jetë fundi për secilin ministër. Qeveria Kurti përbëhet nga shumë prej atyre që sot janë shefa dikasteresh dhe të kaluarën e ambicien për të ardhmen politike e kanë të njëjtë si ministri i dorëhequr. VV-ja të tillë që janë aksidentalisht në politikë ka shumë dhe në jetën parlamentare.
Kryeministri e ka momentin më të mirë duke formatuar qeverinë që të krijojë stabilitet institucional dhe t’i japë tjetër dinamikë e vlerë qeverisjes. Ose me kuadrot e VV-së nëse ka, ose duke ofruar bashkëqeverisje me një nga partitë opozitare.
Ndryshe, sukseset e këtyre ministrave dhe qeverisë do të kenë rrezik të shkruhen në dy rreshta, si kjo dorëheqja e ministrit. Kryeministri duhet ta dijë se asgjë nuk mund të qeveriset dhe nga askush si i vetëm.