Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ministri Rifat Latifi sot e ka kuptuar se askush nuk e pyet asgjë për shëndetësi, pasi me të po udhëheqin Grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti e ka emëruar atë ministër vetëm formalisht.
Ai ka pyetur se kush do të japë llogari tani për rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione, gjetjet e auditorit, abuzimet e keqpërdorimet në furnizime mjekësore e ushqim.
Postimi i plotë: