Carlo Ancelotti ndau një histori interesante në konferencën e tij për shtyp sot (e premte), duke folur përpara ndeshjes së shtunë mes Real Madridit dhe Getafes.
Trajneri u pyet nëse ka frikë se disa lojtarë mund të shkojnë vetëm me gjysmë zemre në ndërhyrje në javët e ardhshme për të shmangur një dëmtim para Kupës së Botës.
“I njoh lojtarët e mi dhe nuk jam i shqetësuar. Do të duhet t’i vlerësojmë mirë këto shpërndarjet e pushimit”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Por, ajo që ndodh në të vërtetë është se lojtarët e lodhur zakonisht gënjejnë për t’ju thënë të kundërtën, se ata janë mirë”.
“Kjo mund të shkaktojë një lëndim, kështu që unë do të preferoja që lojtarët e mi të më thonë nëse janë të lodhur dhe nuk janë 100 për qind”.
????️ Ancelotti: "Solo ha habido dos que me lo han dicho en 30 años de carrera: Pepe, en una final de Champions y Seedorf en un partido de Liga"https://t.co/doHe4UsNo7— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) October 7, 2022
“Por, kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 30 vitet e mia si trajner”.
“Një herë ishte me Pepen për një finale të Ligës së Kampionëve dhe tjetra ishte me Clarence Seedorf në një ndeshje lige”, përfundoi trajneri i Real Madridit.