Njërit prej deputetëve më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashës, gjatë ditës së djeshme i është shpërndarë një video, ku ai para disa kohësh kishte kritikuar pikërisht këtë parti duke thënë se ka krijuar një kulturë të keqe që është mbjellë tash e sa kohë përmes protestave e dhunës që ka shkaktuar kjo parti.
Basha, përveç tjerash deklaronte se dhunë e shkaktuar nga kjo parti në protesta kishte kaluar edhe në institucione, duke sulmuar njerëz civil por edhe policë.
Përveç njerëzve dhe policisë, deputeti i VV-së, në atë kohë, thoshte se kjo parti, ka sulmuar edhe pushtetarët, duke përmendur sulmet ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu Basha kishte thënë se kjo parti kishte ushtruar edhe një dhunë tjetër, e që sipas tij, ishte ajo e dhunës psikologjike që është ushtru në rrjetet sociale.
“Pjesa e parë pra, pse ndodhi kaq shpejt dhe pse një qarje kaq e madhe. Unë mendoj se fillimisht kjo ka fillu për shkak të një kulturë të keqe që është kriju brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo kulturë e keqe që është mbjell tash e sa kohë duke filluar nga protestat në rrugë por pastaj me përdorimin e dhunës në rrugë. Pastaj kjo dhunë kaloj në institucione siç e dimë të gjithë, pastaj kemi pasur dhunë ndaj njerëzve civilë në rrugë, kemi pas dhunë ndaj policisë, dhunë ndaj vetë institucioneve. Dhe gjithashtu kemi pasur dhunë ndaj pushtetarëve, duke filluar me ish kryeministrin Mustafa i cili është sulmu në Kuvendin e Kosovës dhe gjithashtu e kemi pasur dhunën ndaj ambasadores. Mirëpo edhe një dhunë tjetër që nuk është fol shumë, ka qenë ajo psikologjike që është ushtru neper rrjete sociale. Do të thotë gjithë kjo kulturë e keqe”, kishte deklaruar Basha për partinë pjesë e secilës është sot.
VIDEO: