Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me ndryshimin e targave nga ilegale në ato RKS.
Vuçiqi ka thënë të shtunën në një konferencë për media, se Kurtit po i ecën aq mirë ky proces, saqë nga 9,000 vetura, vetëm nëntë janë kthyer në RKS.
“Sa për negociatat dhe bisedime nuk e di se a do të ketë, shoh që riregjistrimi po ju shkon shumë mirë. Serbët dëgjuan zërin e ëmbël të Albin Kurtit, 9 prej tyre kanë aplikuar për ndryshimin e targave prej 9,000 automjeteve, çdo 1000, pra mirë ju ka ecur deri më tani”, ka ironizuar Vuçiq.
Ai ka thënë po ashtu se i duhet ta pranojë për herë të parë që Serbia bëri gabimin më të madh që e dërgoi pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).