Zëvendësi i parë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Besnik Bislimi ka thënë se liberalizimi i vizave pritet të ndodh shumë shpejt.
Bislimi është shprehur se Franca ka qenë një ndër vendet skeptike por është punuar me të për të adresuar të gjitha shqetësimet.
Sipas tij, të gjitha vendet anëtare të Bashkimi Evropian janë në një mendje për liberalizim të vizave që sipas tij pritet të ndodhë shumë shpejtë.
“Pajtohem që Franca kishte disa hezitime për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, jo domosdo për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve në Francë, por për shkak të proporcionit të madh të azilkërkuesve kosovarë që kanë zgjedhur Francën si destinacion pasi në total numri i azilkërkueseve nga Kosovë ishte më i vogli në Evropë për kokë banori… Jemi përpjekur të adresojmë çdo çështje të hapur të cilat mund t’i kenë pasur ligjvënësit e politikbërësit në Francë… Mirëpo prej 23 qershorit kemi një mbështetje dhe konfirmim të madh të mbështetjes së madhe të Francës për liberalizim të vizave dhe pas tyre edhe vendet e tjera janë rreshtuar prapa këtij qëndrimi dhe raportet e fundit flasin se të gjitha vendet janë në një mendje për liberalizimin e vizave për Kosovën gjë që presim të ndodhë shumë shpejtë”, tha Bislimi.
Ndërkohë, gjatë muajit tetor do të diskutohet për çështjen e vizave për qytetarët e Kosovës në institucionet e Bashkimit Europian.