Në ish-burgun e Gjilanit që njihet si më famëkeqi në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur dhe janë torturuar deri në vdekje të burgosur politikë shqiptarë. Prapa grilave të këtij burgu u mbajtën edhe veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare, shkruan Gazeta Enigma.
Për një kohë aty qëndruan Ukshin Hoti, Fehmi Lladrovci, Ahmet Isufi, Basri Musmurati, por edhe qindra të tjerë.
Akuza e vetëm që rëndonte ndaj ish-veprimtarëve nga regjimi serb ishte se kërkonin që Kosova të jetë Republikë.
Më shumë një vit në këtë burg kishte qëndruar edhe Begzad Sinani, i cili arrestuar në vitin 1986 në Prishtinë.
Sinani e mban edhe mend edhe bisedën që e kishte pas në burg me agjentit shqiptar të UDB-së, Selim Broshën, i vrarë në Prishtinë pas luftës. /Gazeta Enigma/