Ka përfunduar ndeshja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
Dukagjini i Dallkut arriti fitore minimale në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës së Ismet Munishit.
Goli i Zylfiut ishte vendimtar i këtij takimi.
Zylfiu realizoi në minutën e 17’të të takimit, që doli të jetë edhe goli i fitores.
Dukagjini kishte edhe mundësi tjetër të realizonte me penallti, por Nika ishte vendimtar duke pritur 11 metërshin.