Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ai ndër të tjera është shprehur se NATO-ja duhet të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e programit të partneritetit për paqe.
Kurti gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që t’i ndihmojnë Kosovës të bëhet pjesë e këtij programi.
“Gjithashtu e NATO-ja duhet të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e programit të partneritetit për paqe. Mund të paramendoni ku Bjellorusia dhe Serbia janë të pranuara, kurse Kosova jo, kështu që unë do u kisha bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që t’i ndihmojnë Kosovës të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe si një hap i parë i madh drejt anëtarësimit në NATO”, u shpreh ai.
Tutje, Kurti foli edhe në lidhje me FSK-në dhe rritjen e aftësive dhe kapaciteteve në këtë drejtim.
“Ne duan të rrisim dhe shtojmë aftësitë dhe kapacitetet tona, që nënkuptojnë pajisje të reja ushtarake dhe trajtime të reja për FSK-në”, u shpreh tutje ai.