Një rast i rrallë ka ndodhur të premtën në një pishinë në Zvicër, në Rothtist.
Protagonist ishte Eyk-u qeni i policisë i cili ndaloi dy persona të dyshuar për vjedhje.
Të dyshuarit ishin kosovarë të moshës 30 dhe 55 vjeçare, shkruan Aargauer Zeitung.
Si ndodhi ngjarja?
Pasi u ftua policia, ata hasën në një person në një lokal.
Ata thanë njërit nga të dyshuarit se nëse nuk do të dorëzohej do ta përdornin qenin.
Pas kësaj i dyshuari u dorëzua pa bërë ndonjë rezitencë.
Qeni i policisë nisi kontrollimin e zonës së pishinës dhe hasi edhe në të dyshuarin e dytë i cili ishte fshehur prapa një shkurreje, i cili u arrestua po ashtu pa bërë ndonjë rezistencë.
Sipas dyshimeve të para, ata ishin përpjekur ta hapnin kasafortën, por pa arritur të vjedhnin ndonjë gjë.
Tani, i mbetët Zyrës së Prokurorit Publik në Zofingen-Kulm të vendosë se me çfarë dënimi do të përballen dy kosovarët e dyshuar.