Ferizaj dhe Gjilani janë ndarë në paqe në kuadër të xhiros së dhjetën në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja përfundoi 1-1, me Ferizajn e cila në pjesën e parë shkoj në epërsi, kurse gjilanasit barazuan në fund të ndeshjes, raporton Gazeta Enigma.
Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë se barazimi i arritur në fund të takimin është i barabartë me fitore për ekipin e tij.
“Ekipi është i ngarkuar psikologjikisht, por nuk është justifikim. Pjesën e parë kishim një rast, ndërsa në të dytën kishim rastin për të përmbysur rezultatin, por në fund të shpëtosh humbjen është e barabartë me fitore. Kemi marrë një pikë, nuk erdhëm për të kalkuluar me rezultatin, pasi erdhëm për të fituar. Është një meritë e Ferizajt që dolëm me barazim në këtë takim. Shpresoj që Zoti të na ndihmoj dhe të dalim nga kjo krizë në klub. I falënderojë edhe ‘Skifterat’ të cilët nuk po na lënë vetëm. Edhe tifozët i dinë problemet të cilat janë në klub dhe po bashkndjenjë me ne.”, ka thënë Ramadani.
/Gazeta Enigma/