Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Ferizaj, gjatë ditës së sotme.
Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.
“Sot, në ora 17:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore”.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person , i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve te Aksidenteve po e heton rastin”, ka thënë Veseli.