Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot për vizitë në Komunën e Gjilanit, me ç’rast është takuar me kryetarin e Komunës, Alban Hysenin me të cilin kanë bërë disa vizita e kanë vënë gurthemelin e një QMF-je në lagjen “Arbëria”.
Kurti e Hyseni kanë folur edhe në një konferencë për media. Kurti mes tjerash është deklaruar edhe për punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
“Unë mund të them se disa projekte që kemi gjetur me shkelje për brenda nuk kemi mundur të vazhdojmë. Sepse ne nuk mund të bëjmë mbindërtim në shkeljet e gjetura. Na duhet të bëjmë edhe korrigjim për ndërtim të mbarë. E kam fjalën për stadiumin e Gjilanit i cili është projekt i yni që edhe të përfundohet me sukses edhe pa shkelje në proces”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarë.
/Gazeta Enigma/