Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dikur u punët bëheshin me ‘hapa të Breshkës’, kurse tashmë punët janë pezulluar dhe se stadiumi ka mbetur në gjendje të mjerueshme.
Dy skuadrat më të mëdha në Kosovë, Gjilani dhe Drita, janë detyruar që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë në stadiumin me bari sintetik për arsyeje se në stadiumin kryesor ndeshjet nuk mund të zhvillohet, shkruan Gazeta Enigma.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Sportw Show’ në Klan Kosova ku ka folur edhe për stadiumin e Gjilanit.
Sipas Çekut, Gjilani për momentin është në fazën e hartimit të projektit, sepse sipas tij punët të cilat janë kryer deri më tani kanë pa projektin final.
“Gjilani për momentin është në fazën e hartimit të projektit për fazën e fundit, sepse për fat të keq të gjitha ato punë që janë kryer deri tasht nuk e kishin as projektin final, domethënë dikush e ka nisur këtë punë pa e pasur projektin final, fatkeqësisht”, tha Çeku.
“Kur hartohet projekti i fazës së fundit bëhet një prerje e gjendjes, bëhet një llojë e analizës se çfarë se çka është investuar deri tani e mbi atë ne mund të kemi të dhëna se si ka shkuar puna, mirëpo nga dosja që e kemi nxjerrë tasht, analiza ka shumë shkelje procedurale dhe përveç që e kemi shkëputur kontratën me operatorin që ka qenë duke punuar, ne po besojmë që kjo dosje duhet të përfundojë edhe në prokurori” shtoi më tutje ministri.
“Si të kryhet projekti i fazës së fundit që i bie disa muaj, menjëherë kalojmë në kontraktimin e operatorit për ndërtimin e pjesës së fundit dhe unë shpresoj shumë që në një afat optimal stadium i Gjilanit do të përfundojë”, përfundoi Hajrulla Çeku
/Gazeta Enigma/