Klubi Futbollistik “Llapi” nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin në Kosovë.
Fituesi i Kupës së Kosovës me kalimin e javëve ka filluar ngritjen në klasifikim, ku tashmë pozicionohet në vendin e pestë me 12 pikë të mbledhura, shkruan Gazeta Enigma.
Llapjanët në ndeshjen e fundit kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë ndaj Drenicës, 3-2.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, ka lëshuar një deklaratë interesante duke thënë se e falënderon presidentin e klubit, Beqir Batatina për durimin që ka pasi që nuk e ka shkarkuar pas rezultateve negative.
“Presidentin dua me falënderu për durimin që ka pasur edhe pse ne nuk kemi pasur rezultate, ai është president dhe mundet me ta shkarku (qesh). Gjithmonë kam biseduar se kur të kemi ndryshime në skuadër duhet ta presim momentin për me ardhë tek rezultetet”, tha Batatina.
Kujtojmë që presidenti i klubit (Beqir Batatina) dhe kryetrajneri (Tahir Batatina) janë vëllezër.
/Gazeta Enigma/