Dita e Shëndetit Mendor, Shillova: Jo vetëm sot, por çdo ditë nevojitet trajtim i dinjitetshëm (VIDEO)

Dita e Shëndetit Mendor, Shillova: Jo vetëm sot, por çdo ditë nevojitet trajtim i dinjitetshëm (VIDEO)

Drejtor i organizatës klubi “Dëshira”, Nusret Shillova ishte i ftuar në “Info Magazine” në Klan Kosova ku ka folur për Ditën e Shëndetit Mendor.

Ai është shprehur që jo vetëm për këtë ditë, por çdo ditë nevojitet trajtimi i dinjitetshëm.

“Ne sot e kemi bërë një shënim pak më ndryshe, 10 tetori të mos jetë vetëm ditë që shënohet si Ditë Ndërkombëtare, por ne në përgjithësi tentojmë që çdo ditë që këta persona të kenë një trajtim të dinjitetshëm”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se në qendrën e tyre shërbimet janë kryesisht psiko-sociale.

“Shërbimet janë kryesisht psiko-sociale, pra janë programet edukative dhe sociale, ku në këtë rast mund të cekim që e kemi marrë edhe primatin e një shkolle dhe një arsimimi jo formal, ku këta persona për shkak të gjendjes së tyre nuk kanë pasur mundësi të vazhdojnë shkollimin, pra kanë qenë të izoluar jo vetëm nga shoqëria, por në këtë rast edhe nga familjarët dhe ne e kemi marrë atë primatin ku në këto raste u mësojmë edhe shkrim dhe lexim”, u shpreh tutje ai.

Related Articles