Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me qeverinë aktuale në vend.
Ajo është shprehur se kjo qeveri ka dështuar dhe se nuk e ka asnjë sukses.
Gjoshi ndër të tjera u shpreh edhe se Qeveria Kurti nuk do të mbahet mend për asgjë.
“Kjo qeveri është duke u shtyrë me bërryla, tashmë e ka mundur qeverinë e Bajram Kosumit si qeveria më e dështuar në Kosovë, pra kjo qeveri ditën që do të ecë nuk do të mbahet mend për asgjë, përveç që ua ka humbur tri vite qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.
Tutje, Gjoshi tha se edhe admiruesi më i madh i tyre e ka problem, siç u shpreh ai t’ia përmend tri suksese kësaj qeverie.
“Për asnjë sukses të vetëm që ne mund të krenohemi si Kosovë. Edhe admiruesi më i madh i tyre e ka problem t’ia përmend tri suksese, pra kjo qeveri është një humbje kohe”, tha tutje Gjoshi.