Një tentim plaçkitje ka ndodhur në një market në lagjen Kalabria.
Të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë.
Gazetarja e Klan Kosovës Arjeta Sinani ju sjell detaje nga vendi i ngjarjes.
“Dy persona kanë hyrë në market. Në momentin kur të dyshuarit kanë hyrë në market, punëtorët që ishin duke punuar aty nuk kishin vërejtur ndonjë gjë të dyshimtë, mirëpo njëri nga të dyshuarit ka dalë jashtë duke e vëzhguar terrenin”.
“Menaxheri i kësaj pike e ka mbyllur derën dhe në atë moment ka filluar të bëjë panik dhe ka dalë nga marketi dhunshëm, duke e thyer derën e marketit. Të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes”.
“Punëtorët e kanë lajmëruar policinë dhe, siç mëson televizioni, ata janë vonuar për 45 minuta”.