“50 vjet më parë edhe ne kemi qenë në të njëjtin pozicion që jeni ju tani, por tani gjërat kanë ndryshuar”.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar sot një takim me Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Në këtë takim ku është diskutuar për të drejtat e njeriut, Abbott ka thënë se Britania e Bashkuar e mbështet komunitetin LGBTI si dhe të drejtën për krijimin e familjes.
“Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është shumë i qartë: e mbështesim komunitetin LGBTI. Ne besojmë se të gjithë individët duhet ta kenë mundësinë që të krijojnë familje”.
“Ky është pozicioni që ne do ta mbajmë edhe sa i përket kodit civil në Kosovës”.
“50 vjet më parë edhe ne kemi qenë në të njëjtin pozicion që jeni ju tani, por tani gjërat kanë ndryshuar”.