Për 49.7% ka pasur më shumti rritje në vajra dhe yndyra ushqimore në shtatorin e këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Këto të dhënë janë të bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila sot ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator 2022.
Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin shtator 2022 është 12.7%, në krahasim me shtatorin e vitit 2021.
Ngritje më së shumti është vërejtur te lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet e të tjera në 60.2%.
Kurse, pas tyre ngritje e çmimit për 49.7% është vërejtur në vajra dhe yndyra ushqimore.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (60.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (49.7%)”, thuhet në njoftim.